Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për afër tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rrejshëm në gjykatë.
Seanca është ndërprerë me një pauzë dhe do të vazhdoi në orën 13:00, ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minutave, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit, raporton lajmi.net.
Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.