×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kjo është ndërtesa e Salës që ndërtoi në 2007”, kështu i përgjigjet Rama banorit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 13:08

    Kryeministri Edi Rama pas takimit me komisionerin e BE-së për menaxhimin e krizave, ka shkuar në disa zona të prekura nga tërmeti ku ka takuar banorët.


    Një prej tyre, duke iu referuar një godine, tha se ajo është ndërtuar në kohën e Berishës.

    Por, Rama i tha se nuk ka qenë Berisha ai që shkoi dhe e ndërtoi.

    “Se mos erdhi Sala këtu me kazmë dhe e bëri, lëri këto histori”, iu përgjigj Rama banorit.

    Ndërsa gjatë një debati me një banore tjetër, Rama i tha se nuk është ai eksperti për të vlerësuar dëmet.

    Rama: O zemër lere punën e ekspertëve.

    Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?

    Rama: Jo, se nuk jam ekspert.

    Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi.

    Rama: E di, por tërmeti erdhi pa na pyetur

    Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju.

    Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhej kjo punë.

    Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh.

    Rama: O zemër kjo nuk është çështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndenjët mbrëmë?

    Banorja: Te vëllai

    Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët, që të vendosin nëse bëhet apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!