Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, po qëndron në zyret e LDK-së.
Nga LDK nuk ka pasur një njoftim lidhur me këtë takim, por arsyeja e tij sigurisht është për të diskutuar lidhue me zhvillimet aktuale politike, dhe për të diskutuar “sy më sy”, se si qëndron situata e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Ambasadori gjerman hiç më larg se dje kërkoi që sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet qeveria e re, pasi sipas tij ka shumë detyra që e presin
“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaft detyra shtëpie që duhet bërë”, tha ai dje gjatë tryezës me temën “Zhvillimi i ardhshëm i Kosovës-Si mund të kontribuojë qeveria e re?”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Instituti Riinvest. /Reporteri.net/.