×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Shala i Nismës dëshiron koalicion me Vetëvendosjen

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 14:26

    Deklarata e dhënë nga Glauk Konjufca, se nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, Vetëvendosje do të kërkojë edhe alternativa tjera, duket se i ka pëlqyer anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.


    Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në një prononcim për Periskopin ka thënë se si parti ende nuk kanë një qëndrim zyrtar për këtë çështje, mirëpo ai thotë se nëse LVV i bën ofertë Nismës atëherë gjithçka do të diskutohet brenda organeve të partisë.

    ‘’Deri tani nuk kemi një qëndrim të qartë në lidhje me bashkëqeverisjen sepse ende nuk e kemi diskutuar këtë temë për shkak të problemeve që i kemi pasur më herët. Por, mbetet të shqyrtohet oferta, nëse bën ofertë duhet të shqyrtohet me organet e partisë dhe t’i jepet një përgjigje partisë fituese të zgjedhjeve’’, tha Shala.

    Ndonëse tha se nuk po shpreh qëndrim zyrtar të partisë që ai i takon, Shala tha se personalisht mendon se gjasat janë reale për bashkëqeverisje me LVV-në, meqenëse që të dyja partitë janë të orientimit socialdemokrat.

    ‘’Meqenëse të dy partitë kanë një program socialdemokrat dhe duhet të shqyrtohet, nuk dallojmë shumë nga programi vetëm se duhet ta shqyrtojmë partneritetin se si duhet të zhvillohet në mes VV-së dhe NISMA-s’’, tha Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!