Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Ajo për ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit.
Haxhiu tha se as VV dhe as LDK nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike.
Ajo po ashtu ka thënë se ekziston mundësia që President të bëhet dikush që nuk është pjesë e VV-së apo LDK-së, por që është person unifikues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.