×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama mbanë premtimin, takon me Ronaldon dy vogëlushët që i shpëtuan tërmetit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 20:42

    Tërmeti që ndodhi ditë më parë në Shqipëri tronditi gjithë botën, ku si pasojë e kësaj ngjarje mbetën të vdekur shumë persona dhe shkaktoi dëma materiale të mëdha.


    Disa humbën të afërm e familjarë të tyre, ku në mesin e tyre ishin edhe këta dy vogëlushët që arritën t’i shpëtonin tmerrit që ndodhi në Durrës e Thumanë, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, njëri prej tyre kërceu nga kati i pestë për të shpëtuar jetën, duke arritur të shpëtojë së bashku edhe me nënën e tij ndërsa tjetrit i vdiq motranën gërmadha teksa vet ia doli të mbijetoj.

    Pas tërmetit edhe pasi arritën të nxirren të gjallë, këta dy vogëlushat patën vetëm një dëshirë. Dëshira e tyre ishte që ta takojnë futbollistin më të njohur me famë botërore, Ronaldon.

    Këtë dëshirë, këta dy djem të ri ia adresuan Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili arriti të mbajë premtimin.

    Kështu, Rama mori vogëlushat dhe i dërgoi ta takojnë futbollistin e njohur, Ronaldon.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!