×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 21:36

    Sipas një foto të publikuar nga ‘Prishtina Weather’, kryeqyteti i Kosovës sot është një ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.


    Ndotësit e ajrit aktualisht janë koncentruar në shtresat e ulëta të atmosferës, kjo sepse aktualisht nuk ka qarkullim ajror si rezultat i kushteve meteorologjike që po mbretërojnë mbi rajon.

    Në këtë tabelë, përveç Prishtinës, janë edhe disa qytete tjera të rajonit si Shkupi, Beogradi, Sofia dhe Sarajeva që prin e para.

    Momentalisht kemi një paraqitje më reale të gjendjes së ajrit në kryeqytet për shkak të monitoruesve shtesë të IPKO’s, që do të thotë nuk varemi vetëm nga një stacion i ambasadës së SHBA’ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!