Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se Masakra e Reçakut është e fabrikuar.
Rama përmes një statusi në twitter ka reaguar pas deklaratave të Vuçiqit, ku ky i fundit ka mohuar se ka bërë krime lufte në Reçak.
Sipas Ramës si mund të mohohet një gjë e tillë, teksa kjo është e dokumentuar mirë.
“Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama duke etiketuar vetë Vuçiçin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.