Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka komentuar takimin e anëtarëve të Vetëvendosjes me Marko Gjuriq.
Krasniqi i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani në PSD ka thënë se ashtu siç po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin, i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do të arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autorizimin e tyre, ka shkruar ai, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre.
Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.
E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim.
https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/posts/10222048995440419
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.