×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 7 persona

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 18:13

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.


    Saktësisht aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.

    Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur shtatë persona.

    “Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.

    Duhet përkujtuar fakti se gjatë sezonit dimëror numri i aksidenteve është dukshëm mjaftë i lartë, teksa në vend nuk po mungon edhe mjegulla gjë që ndikon edhe më tepër në vështirësitë e shoferëve në komunikacion.

    Shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore në veturat e tyre që nga data 15 nëntor, në mënyrë që sado pak të shmangen aksidentet e mundshme në aksident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!