Trupat e katër minatorëve që ishin ngujuar thellë në tokë në një minierë ari të Afrikës së Jugut, janë gjetur gjatë ditës së sotme pa shenja jete, ka bërë të ditur një sindikatë e punëtorëve të minierave.
Minatorët u ngujuan të premten, pasi një dridhje shkaktoi rënien e një shkëmbi në minierën Tau Lekoa, në qytetin verilindor të Orkney.
Vetëm njëri prej minatorëve, është arritur të nxirret menjëherë pas aksidentit, derisa katër të tjerë vazhdonin të ishin nën rrënoja për dy ditë.
News24 i Afrikës së Jugut raportoi se katër minatorët, ishin ngujuar në më shumë se 1,300 metra nën tokë.
Më shumë se 100 njerëz u përfshinë në përpjekjen e shpëtimit, por u penguan nga shkëmbinjtë që kishin rënë dhe kërcënonin shembje shtesë.
Sipas kryetarit të unionit të minierave, Joseph Montisetse që është i fundit me të cilin ata kontaktuan, kërkesa e tyre e fundit ishte t’ju sjellin oksigjen, transmton Telegrafi.
Në Afrikën e Jugut janë minierat më të thella në botë, derisa aksidentet janë mjaft të shpeshta.
Gjatë vitit të kaluar, 81 minatorë e kanë humbur jetën, në aksidente të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.