×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli niset për në Hagë, do të intervistohet nga Specialja

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 11:43

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është nisur para pak minutash për në Aeroportin e Prishtinës, nga ku do të udhëtojë për Hagë.


    Në një adresim për media, Veseli ka thënë se tani po udhëton për në Hagë, ku edhe do të intervistohet nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net

    Tutje ai ka shtuar se çdo luftëtarë i lirisë është krenar që i ka shërbyer vendit të vet për liri.

    “Jam krenar dhe për këtë e falenderojë Zotin”, ka shtuar Veseli.

    Ndryshe, ai tha se Gjykata Speciale është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë.

    ”Me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jete krenare. Historia e UÇK-së, është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Veseli.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!