Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon me punën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, e se janë optimist në tejkalimin e çdo pengesë drejt suksesit.
“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.