Barcelona do të bëjë ndryshime për sfidën me Interin të martën mbrëma që do të zhvillohet në kuadër të fazës së Grupeve të Uefa Champions League.
Pasi e la në shtëpi Lionel Messin, Ernesto Valverde ka konfirmuar se në portë kundër Interit s’do të jetë as Andre ter Stegen.
“Nesër do të luajë Neto”, u shpreh Valverde.
“Është portier i madh dhe ende s’ka pasur rastin të luajë”.
“Lënia në shtëpi e Messit? Gjërat e brendshme janë të brendshme … Ne vijmë këtu për të luajtur një ndeshje dhe unë vendosa që ai të mos vijë”, ka deklaruar ai, transmeton periskopi.
Përveç Messit dhe Ter Stegen, s’do të jetë as Pique, derisa Valverde pritet të bëjë edhe ndryshime të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.