×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë dalin me vendim, tregojnë se a do t’i futen grevës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 14:44

    Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe  Federata e Sindikatës së Shëndetësisë gjatë ditës së sotme janë futur në grevë.


    Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për Pagat.

    Ndonëse u raportua se edhe policia e Kosovës do të futen në grevë për të kundërshtuar këtë vendim, Sindikata e Policisë kanë njoftuar se ata nuk do t’i futen grevës pas pezullimit të Ligjit të Pagave, shkruan Reporteri.net.

    Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga kjo sindikatë, të cilët kanë sqaruar se për çështjen në fjalë, do të presin vendimin final të Kushtetueses.

    Njoftimi i plotë nga Valbona Kamberi nga sindikata e Policisë së Kosovës:

    Me datën 13/12/2019 në selinë e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Prishtinë, është mbajt takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Drejtues te Sindikatës se Policisë së Policisë së Kosovës.

    Temë e këtij takimi ishte situata e re e krijuar pas pezullimit te ligjit te pagave nga Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës.

    Ne ketë takim është diskutuar dhe është marr parasysh situata në të cilën po kalon vendi dhe mbi bazën e kësaj, Këshilli Drejtues i sindikatës të Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të pritet gjerë ne marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, bazuar në atë se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit te ligjit, vendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës nuk i interpretojmë apo diskuton , por kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që çështjen e ligjit të pagave ta trajtoj me prioritet.

    Nga Institucionet e vendit kërkojmë që të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga ligji i pagave të zbatohen në mënyrë retroaktive nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

    Gjithashtu në këtë takim në mënyrë unanime është marr vendim që të mbahen takimet me bartësit e institucioneve të vendit që të realizohen kërkesat e kamotshme të Sindikatës të Policisë së Kosovës e që janë:

    -Sigurimi shëndetësor

    -Sigurimi Jetësor dhe aksidental

    -Ligji për pensionimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (ligj ky i cili është duke u zvarritur që një kohë të gjatë).

    -Pagesën e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjiteteshme

    -Pagesën e shujtës dhe të transportit për pjesëtaret e policisë se Kosovës

    Në fund këshilli drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës përkrah kërkesat e ligjshme te sindikatave ,si Sindikata e Arsimit SBASHK-ut dhe Sindikatën e shëndetësisë FSSHK-ën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!