×
  • Lajme
  • Lajme

    Për punën e mirë, Komisioni Evropian shpërblen Kosovën me mbi 11 milionë euro

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 15:01

    Ministria e Financave  ka njoftuar se është shpërblyer sot për punën e saj nga Komisioni Evropian, me shumën e mjeteve prej 11,499,970.00 euro. Kjo është bërë si mbështetje direkte buxhetore.


    “Këtë shumë të mjeteve Ministria e Financave e ka pranuar pas një pune të madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit”.

    “Menaxhimin e suksesshëm të Financave Publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e Menaxhimit të Financave Publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

    Kjo Ministri po ashtu thotë se sot Republika e Kosovës në aspektin financiar qëndron më së miri që ka qëndruar ndonjëherë në të gjithë parametrat e tij.

    “Të gjitha këto detyra janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”.

    “Për këto arsye sot shteti i Republikës së Kosovës në aspektin financiar qëndron më së miri që ka qëndruar ndonjëherë në të gjithë parametrat e tij”, përfundon njoftimi./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!