×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV e LDK takohen sot në ora 16:00

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 15:15

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë marrë vesh që t’i vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, dhe siç mëson Reporteri.net, takimi i paraparë për sot do të fillojë në ora 16:00.


    Takimi siç mëson Reporteri.net do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike e Kosovës do të takohen sot për një diskutim të gjerë që do të dallojë nga të mëhershmet ku ishin vetëm kokat e partisë.

    Reporteri.net mëson se VV e LDK do të ulen gjatë ditës së sotme në tryezë për të vendosur vulën e koalicionit, e ku do të marrin pjesë nënkryetarët e partive.

    Siç u raportua në vazhdimësi dje nga Reporteri.net, marrëveshja është arritur dhe vetëm pritet diskutimi i fundit dhe hedhja e firmave.

    Ndërkohë, për këtë takim nuk janë deklaruar, të paktën zyrtarisht, të dyja partitë. Deri tani akoma nuk kanë njoftuar për takimin e nesërm.

    Sidoqoftë, u mësua se VV e LDK kanë ndarë resoret, që do të jenë 5 me 5, dhe janë dakorduar edhe për pozitat e larta, si kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti.

    Pozita e fundit, që ishte më problematika, është lënë të diskutohet sërish kur të afrohet skadimi i mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!