×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i jep medalje komandantit të FSK-së për shkak të intervenimit në Shqipëri

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 15:24

    Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës në detyrë ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu për komandantin e FSK-së, Rrahman Rama.


    Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

    Haradinaj e dekoroi gjeneralin e FSK-së për shërbimin e tij të shkëlqyeshëm thuhet në njoftim.

    “Mendoj dhe besoj që sot pas një viti mund t’i premtojmë qytetarëve të Kosovës, partnerëve tanë, që po shkojmë në hapa të sigurt dhe po i arrijmë objektivat e deklaruar në bazë të vendimit të deputetëve. Ne jemi në dinamikën e duhur dhe sigurt po ecim, dhe për këtë shpreh falënderim për ministrin Berisha, Ministrinë e Mbrojtjes, po ashtu gjithët oficerët komandues të të gjitha niveleve të prirë nga gjeneral Rama”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

    Ndërsa komandanti i FSK-së tha se kjo medalje nuk është vetëm meritë e tij por e gjithë djemve dhe vajzave që i shërbejnë FSK-së.

    “Falë angazhimit, përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizimit të treguar ne jemi sot këtu. Është edhe një angazhim shtesë për gjithë FSK-në, që në të ardhmen t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona bazuar në mandatin dhe misionin e ri dhe ju siguroj se do të jemi të gatshëm në çdo kohë, në çdo moment për çfarëdo vështirësie që i paraqitet qytetarëve të vendit, por edhe jemi të gatshëm që të kontribuojmë në misione paqeruajtëse”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!