Ndodh jo rrallë që maketet tona të manipulojnë qytetarët me çmimet e artikujve, për të cilat pretendohet se janë zbritur.
Konsumatorët kosovarë jo rrallëherë gjenden përballë një marketingu mashtrues dhe të ekzagjeruar nga shumica e dyqaneve, madje edhe ndryshim të çmimit nga vitrina, ku vendosen produktet, deri tek arka e dyqaneve përkatëse.
Mirëpo, një rast interesant ka ndodhur në “Interex” , përkatësisht në pikën e shitjes në Skenderaj, ku një produkt është zbritur për një cent, përkatësisht çmimi paraprak ka qenë 15, dhe me zbritje ka rënë në 14 cent, shkruan reporteri.net.
Zbritje e madhe kjo për një supermarket të madh.
Vlerësojeni vetë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.