×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti nga LDK: Hashim Thaçit i ka dalë boja

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 16:20

    Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas njoftimit se presidenti Hashim Thaçi ka shtyrë për dy ditë thirrjen e seancës konstitutive të Kuvendit.


    Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shtyrja e seancës mbetet një lloj i fyerjes së qytetarëve të Kosovës, e jo vetëm ata të besimit katolik.

    “ Këtij burrit Brojës i duhet një këshilltarë për ti treguar datat e emrat e festave fetare sepse nuk është hera parë që ky gabon. E këshilla kryesore për të do ishte ik prej aty se moti të ka dalë koha e boja, se sje për atë vend”, ka thënë ai.

    Ndryshe, presidenti i Kosoëvs, Hashim Thaçi ka njoftuar sot se është shtyrë për datë 26 dhjetor seanca konstituive e Kuvendit, shkaku i festës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!