Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë takuar sërish sot pas një maratone të takimeve, për të provuar të finalizojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Liderët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke zhvilluar takim brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës, ndërsa numër i madh i mediave janë pozicionuar në këto hapësira në pritje të asaj se çfarë po vendosin dy partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.
Partitë në takimin e sotëm përveç kryetarve kanë ftuar edhe zyrtarë të tjerë, me pretendimin që të arrijnë të konkretizojnë secilin detaj të marrëveshjes, të cilën burime të reporteri.net thonë se e kanë shumë afër.
I vetmi që u ka folur mediave para takimit, ka qenë kryetari i LDK’së Isa Mustafa, i cili ka thënë se po bisedohet në të mirë të gjetjes së një marrëveshje, por nuk është i sigurt nëse ajo do të arrihet sot. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.