Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, kanë falenderuar Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës.
Thaçi tutje tha se Kosova ka pasur gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, shkruan Reporteri.met
Ndërsa, Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monako, ku temë diskutimi ishte suksesi i vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme.
“Në një takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, e falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës”, ka shkruar Thaçi.