Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje urgjende të Kryesisë së partisë që drejton, pas takimit të fundit me Albin Kurtin.
Reporteri.net ka biseduar me anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Safet Kamberin, i cili ka konfirmuar thirrjen e mbledhjes.
“Po, mbledhja është thirrur për nesër në orën 11:00 dhe mbahet në selinë qendrore të partisë”, ka thënë Kamberi.
Ndërkohë, edhe VV-ja duket se do ta mbledhë Kryesinë së shpejti, pasi për postin e presidentit është mësuar se do të vendosin strukturat e partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.