×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngrohja me dru konsiderohet luks në Gjirokastër

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 16:48

    Jemi në mes të dhjetorit, por pak oxhaqe në qytetin e Gjirokastrës nxjerrin tym.


    Këtë dimër ngrohja me dru po konsiderohet luks.

    Çmimi për metër kub shkon deri në 4500 lek, dhe për shumë familje konsiderohet i papërballueshëm, kur llogarisin se për stinën e ftohtë u duhen të paktën 8 metra.

    “Më ka harxhuar për drutë dyfishin e lekëve që marr për pension.”

    Një pjesë e banorëve thonë se me detyrim po zgjedhin ngrohjen me energji elektrike, ndërsa të tjerë vetëm batanijet, transmeton oranews.

    “Ndezim nga pak dhe mbështillemi me batanije.”

    Ankesa për çmimin e lartë të druve por edhe abuzimin me sasinë kanë edhe qytetarët e Korçës e Kukësit, dy prej rajoneve ku dimri është i ashpër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!