Një vizatim me pamjen e Albin Kurtit, Marko Gjuriqit dhe Xhelal Sveçlës, është bërë në një nga rrugët e Prishtinës.
Kjo fotografi që përmban mesazhin “Jo Vetëvendosje por negociata, mashtrues dhe nënshtrues”, nuk dihet se vepër e kujt është ndërsa është bërë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Temë e diskutimit ditë më parë është bërë ‘takimi’ i zyrtarit të VV-së, Xhelal Sveçlës dhe shefit të zyrës serbe në Kosovës, Marko Gjuriq, në një tryezë në Tiranë.
Nga VV është thënë se ky lloj takimi ka qenë nga një konferencë me lider të ftuar nga gjithë ballkani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.