Manjola Cakoni humbi në tragjedinë e tërmetit në Thumanë bashkëshortin e saj dhe vajzën Drita Cakoni.
Zonja që e ka mësuar ngjarjen e kobshme vetëm pak ditë më parë ka rrëfyer tmerrin e 26 nëntorit gjatë një takimi që kryeministri Rama ka bërë në banesën e tyre të re në Kamëz.
Manjola tregon sesi i mbajti dy fëmijët, Alesion që u hodh nga ballkoni dhe Dritën që nuk jeton më me shpresën që tërmeti do të përfundonte.
Manjola Cakoni: Nuk e besoj dot, por unë momenti që filloi tërmeti e kam pasur për dore Alesion dhe Dritën dhe i thosha: Të keqen mami, do pushojë. Vetëm se nuk e di ca na ka rënë dhe unë nuk mbaj mend me.
Gjyshja e tyre tregon me dhimbje duke i kërkuar zotit se përse e la në këtë jetë, ku ka humbur thuajse të gjithë familjen.
“I kam fut përnjëherë 7, e çfarë e dua jetën?! Po ky e di vetë (zoti). A mund të shkojmë me zor atje, nuk shkojmë me zor. Kur të dojë të merr vetë”
Alesio, djali që u hodh nga ballkoni dhe shpëtoi mrekullisht natën e 26 nëntorit të hënën do të shkojë në shkollë, ndërsa kryeministri premtoi surpriza për festat e fundvitit.
Familja Cakoni ka humbur në këtë tragjedi 7 pjesëtarë të familjes në një nga pallatet e rrënuara në tërmetin e 26 nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.