×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj si ministri i Labit, nuk e di shumësin e fjalës “mik”

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 20:25

    Dardan Molliqaj sot është emëruar kryetar i PSD-së


    Dardan Molliqaj pasi ka marrë postin e kryetarit të PSD-së ka bërë një postim në Facebook, ku ka gabuar që në fjalinë e parë, shkruan Reporteri.net

    I pari i Partisë Socialdemokrate ka shkruar: “Të dashur miqë, aktivistë e aktiviste”.


    Ai sikurse ministri i Labit, Ekrem Mustafa ka bërë gabim në shumësin e fjalës “miq”, ku i ka vendosur një “ë” të tepërt.

    Mustafa gjatë një deklarate të mëhershme në vend se të thoshte ‘vendet mike’, kishte thënë ‘vendet miqe’.

    Ndryshe, në zgjedhjet e fundit Molliqaj nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvendin e Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!