Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.
Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.