×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Thaçi e Lumezi, palët nuk tregojnë arsyet

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 21:45

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumez të martën që lamë pas ka shkuar në zyrë të presidentit Hashim Thaçi.


    Këtë ditë shefi i organit të akuzës është filmuar tek hynte në ndërtesën e Kuvendit, ku janë edhe zyrat e presidencës.

    Por, arsyeja e këtij takimi ende nuk dihet.

    Bile këtë arsye nuk e di as Bekim Çollaku, që është shef i stafit të Hashim Thaçit. Çollaku pyet se pse duhet ta dijë ai për këtë vizitë.

    Prokuroria e shtetit të kontaktuar nga T7, kanë thënë se nuk e dinë se për çka po bëhet fjalë.

    Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se këto vizita në kushte krejt normale mund të jenë të natyrshme.

    Por Musliu le të hapur mundësin e “miqësisë” që sipas tij kanë Thaçi e Lumezi.

    Në ndërkohë, emri i Aleksandër Lumezit ishte përmendur edhe nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!