Një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë në mes trenit dhe një veture.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50 me ç’rast ka mbetur i lënduar një person. Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit , Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, ka treguar Hoxha për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se, përveç njësive policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes, atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal te Policisë të cilët janë marr me rastin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.