×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është polici 41-vjeçar malazez që u vra nga një kosovar

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 10:13

    Oficeri i policisë kufitare malazeze Milutin Lekoviç, 41 vjeç, i cili u plagos në kokë në Igalo gjatë detyrës së tij, ka ndërruar jetë në Spitalin Special në Risan.


    Një oficer policisë malazeze u qëllua në kokë nga një person i cili ndodhej në sediljen e pasme të një veture të policisë, dhe ai dyshohet se është nga Kosova, raportojnë mediat malazeze, përcjell reporteri.net.

    Sipas mediave malazeze, ky shtetas i Kosovës, së bashku me dy të tjerët, u mor në paraburgim sepse nuk kishin dokumente identifikimi.

    “Rreth orës 2.45 pasdite në Rrugën Sava Ilic në Igalo, ndërsa kapëm tre persona që nuk mbanin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie të ML. Sulmuesit, dy mashkuj dhe një femër, ishin larguar në drejtim të panjohur”, u kanë thënë mediave, policia malazeze.

    Pasi u plagos, Lekoviçi u transferua në një spital në Risan, ku mjekët luftuan për jetën e tij, por për fat të keq, pas disa orësh, ai humbi betejën me vdekjen.

    Policia bllokoi menjëherë qytetin në kërkim të sulmuesve, të cilët e arrestuan rreth orës 17:00 në zonën e Sutorina.

    Gjatë arrestimit, pati një të shtënë tjetër, kur personi që kishte qëlluar policin në kokë sulmoi edhe kolegët e tij me armë.

    “Një burrë rreth 45 vjeç nxori një armë dhe ua drejtoi atë policëve, duke shqiptuar fjalë kërcënuese. Pastaj u bë një shkëmbim zjarri në të cilin personi i armatosur u plagos nga policia. Më pas policia arriti të arrestojë tre presona, duke përfshirë edhe një 50 vjeçar dhe një grua rreth 70 vjeçare”, ka thënë policia malazeze. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!