×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon intervistimi në Hagë i ish-komandantit të UÇK-së, Smajl Latifit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 10:13

    Kryetari i Rahovecit, ish-komandant i UÇK-së, Smajl Latifi, ka hyrë për intervistim nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale


    Gjatë kohës së luftës, Smajl Latifi ka qenë një prej komandantëve në zonën e Rahovecit. Thirrjen për intervistim nga Specialja, Latifi e kishte bërë të ditur në muajin tetor të këtij viti.

    Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

    Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!