×
  • Lajme
  • Lajme

    A kishte vërtetë ndotje ‘vrasëse’ të ajrit në Rahovec, apo instrumenti matës i IPKO’s ishte me defekt

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 10:34

    Siç nuk ndodhë zakonisht, qyteti i Rahovecit dje u paraqit si zona me ajrin më të ndotur jo vetëm në Kosovë, por në botë, krahasuar me zonat e banuara.


    Matja e ndotjes së ajrit ka filluar të matet edhe nga disa instrumente që në vende të caktuara i ka vendosur kompania e telekomunikimit, IPKO. Në njërën prej tyre, të vendosur në Rahovec, vlerat e ndotjes së ajrit shfaqeshin në masën 1357, vlerë që nuk është shfaqur deri sot në ndonjë zonë banimi në Kosovë, madje as në Obiliq e Prishtinë, që llogariten zonat me ajrin më të ndotur në Kosovë.

    Përveç tjerash Rahoveci nuk është zonë industriale, madje në këtë pjesë të Kosovës, ndotja e ajrit është në nivele jo të larta, siç ndodhë gjatë dimrit në kryeqytet dhe zonat përreth, shkruan reporteri.net.

    Këtë dyshim e ka ngritur edhe faqja e cila përcjell gjendjen meteorologjike në vend, ‘Prishtina Weather’, e cila mbahet nga Mendim Rugova, Koordinator për Çështje të Ambientit në qeverinë Haradinaj, e njëherit edhe djali i ish’presidentit Ibrahim Rugova.

    “Siç po duket në Rahovec, mund të jetë në defekt instrumenti matës në IPKO shop. Që gati 7 orë janë të njëjtat vlera, e në të gjithë vendin vlerat kanë ndryshuar. E sot në mëngjes Gërmia po duket shumë mirë”, shkruan ‘Prishtina Weather’. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!