×
  • Lajme
  • Lajme

    “Heshtje varri” në VV e LDK – çka po ndodhë me negociatat për koalicion

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 11:02

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takime e javës së kaluar u pajtuan, të paktën publikisht, vetëm për takime të përditshme.


    Mirëpo, edhe kjo gjë nuk u respektua dje, pasi takimi i fundit daton më 14 dhjetor, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, një takim i tillë nuk dihet nëse do të mbahet as sot, pasi në VV e LDK nuk kanë ndonjë konfirmim për këtë gjë.

    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i ka thënë Reporteri.net se deri tani nuk ka ndonjë informacion për takim. Ndërkohë, një anëtar i Kryesisë së LDK-së ka thënë për Reporteri.net se takimi nuk është konfirmuar për sot.

    Sidoqoftë, nëse jo takime, LDK e VV patën përplasje ditëve të fundit. Ka qenë deputeti i zgjedhur i VV-së, Haki Abazi, ai që tha dje se LDK-ja po kërkon atë që nuk ia dha populli, duke aluduar në postin e presidentit. Sipas tij, kjo kërkesë e VV-së është e paarsyeshme. Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, i është përgjigjur Abazit, duke i ofruar presidentin dhe kryeparlamentarin në këmbim të kryeministrit.

    Ndryshe, VV e LDK janë marrë vesh për shumicën dërrmuese të detajeve të marrëveshjes, por pika që po ndanë dy partitë që dolën të parat në zgjedhje, është posti i presidentit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!