×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografitë ikonike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 13:48

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës është konsideruar një prej forcave guerile më të suksesshme dhe më paqësore në botë. Ajo shpejt kishte arritur të marrë simpatinë e botës dhe mediave ndërkombetare.


    Kujtimi dhe ndjenja më e mirë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vetë krijimi dhe ekzistenca e saj, ngjarjet që ajo krijoi por edhe imazhet e ndryshme që ajo shprendau në botë, shkruan reporteri.net

    Le të listojmë disa nga fotografitë ikonike të saj:


    Është tejet e papershkrueshme ndjenja kur për herë të parë ka dalë një imazh i tillë i prijësve dhe frymëzuesve të luftës, Adem dhe Hamëz Jasharit. Nga kjo fotografi e video ikonë, populli e kishte kuptuar se tashmë dicka ideale kishte nisur të marrë jetë.

    Paraqitja e parë e UÇK-së kishte shtangur të gjithë. Ishte koha kur ishin shpeshtuar vrasjet e ofenzivat në Drenicë dhe UÇK-ja vendosi të mos presë më, doli në skenë për të nisur kështu përhapjen në popull dhe të marrë përkrahjen e tij.

    Fotografia e Marshit të UÇK-së është një prej momenteve ikonike të luftës. Ky marsh mbledhë djemtë dhe vajzat nga e gjithë Kosova.

    Jashar Salihu, si një nga njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare vdiq një vit pas luftës por ai përvec veprës së tij, la një imazh të jashtëzakonshëm të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare. I vendosur, intelektual dhe modern është mesazhi që ofron kjo fotografi.

     

    Xhafer Kadiri – Fotografia e tij ndoshta është më e njohura nga lufta. Një shkrepje e jashtëzakonshme. Edhë në momentet më heroike, loti të tradhëton, kur i humbë shokët e luftës.

    Fotografi që tregon se lufta nuk ishte vetëm e burrave, por një sakrificë e përbashkët me vajzat.

    Tipike fotografi guerilase. Fotografi e prijësve të luftës në Drenicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!