×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama reagon për paketën antishpifje, kryeministri pretendon se është konsultuar me OSBE-në

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 15:54

    Në lidhje me paketën e qeverisë antishpifje reagoi sot edhe kryeministri Edi Rama.


    Ai pretendon se ky projektligj është konsultuar prej një viti me OSBE-në.

    Por përpos asaj që shkruan Rama deri tani një numër i madh i organizatave vendase dhe botërore shprehen se ky projektligj synon të kapë median e pavarur.

    “Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

    Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!