×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet për herë të parë për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes me VV-në

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 16:29

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes me kryetarët e degëve ka folur për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ai thotë se për të ndodh kjo marrëveshje së pari duhet të ketë mirëbesim mes dy subjekteve që të mos paraqiten probleme më pas.

    “Themelore është që të shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok dhe duhet të kemi besim, nëse ky besim mungon jo veç që do të kemi problem në lidhjen marrëveshjes së koaliconit por edhe më pas në qeverisjen e vendit”, deklaroi Mustafa para gazetarëve, shkruan Reporteri.net. 

    Ai më tej tha se asnjëra parti nuk duhet të dalë më e fortë se tjetra.

    “Edhe çështja e presidentit është parimore dhe e mirëbesimit që duhet të krijohet mes dy partnerëve, që ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjëra palë të mos dalë super e fuqishme, të kemi pjesëmarrje karshi votës nga qytetarët. Asnjë kërkesë personale apo formulë personale nuk ka, kemi përgjegjësi të barabartë para qytetarëve”, tha Mustafa.  /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!