×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së kritikon pushtetarët që po japin afate për vizat

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 22:56

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot dha afate të reja për heqjen e vizave, me ç’rast tha se do të hiqen në pranverën e vitit 2020, ndërsa arsyetoi premtimin e bërë më herët se kjo do të ndodhte në dhjetor të këtij viti, duke ia vënë fajin VV-së e LDK-së për mosbërjen e qeverisë.


    Por afatin e dhënë nga Haradinaj po e kritikon anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti.

    “Sa herë u teket, afatet për liberalizim të vizave për kosovarët i shpallin pushtetarët tanë. BE’ja jo!”, ka shkruar Hamiti në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10157914019624828

    Kujtojmë se politikanët nga viti 2011 kanë dhënë premtime për heqjen e vizave, ndonëse një gjë e tillë nuk varet nga ta, por nga institucionet e BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!