×
  • Lajme
  • Botë

    Dënohet me vdekje ish presidenti i Pakistanit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 9:07

    Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf është dënuar me vdekje. Vendimi është marrë nga një trupë speciale e formuar nga Gjykata Speciale.


    Musharraf u dënua për tradhti të lartë ndaj kombit.

    Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007 kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

    Gjenerali Pervez Musharraf erdhi në pushtet në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, për të emëruar më pas president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën.

    Ai ndodhet aktualisht në Dubai dhe jo në Pakistan, pasi u largua nga vendi në vitin 2016 për trajtim mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!