×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bashkia e Tiranës miraton 300 dëmshpërblime të tjera për tërmetin e 21 shtatorit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 9:29

    Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën tjetër të familjeve që do dëmshpërblehen për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre nga tërmeti i 21 shtatori.


    Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme miratoi listën e tretë të dëmshpërblimeve me 300 familjet e reja të cilave u është dëmtuar pjesërisht banesa nga tërmeti i 21 shtatorit.

    Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë , 300 dosje të reja për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shtatorit 2019.

    “Sot kemi listën e fundit që na ka ardhur nga miku ynë Aldrini. Në kohë rekord ka procesuar 300 dëmshpërblimet e fundit, pra kaluam njëherë 500, njëherë 507, ndaj kalojmë 1307 dëmshpërblime të tërmetit të parë. Përveç dëmshpërblimeve keni parë me kryeministrin kemi hapur edhe disa nga shtëpitë e reja që u adoptuan pas atij tërmeti, ndaj teksa marrim pak frymë nga emergjenca e këtij tërmeti, likuidojmë edhe gjithë dëmet e tërmetit të parë”, u shpreh Veliaj. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!