Ende nuk dihet nëse sot do të takohen për të diskutuar rreth koalicionit qeverisës, kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.
Nga të dy partitë thonë se për momentin nuk kanë informata nëse dy krerët e tyre do të takohen.
Haxhi Avdyli, i cili ka fituar postin e deputetit edhe në zgjedhjet e 6 tetorit thotë se ata mund të takohen gjatë ditës, por se për momentin nuk ka një njoftim zyrtar se do të ketë takim.
“Sa kam informata nuk është vendos për momentin ndonjë takim, por kjo mund të ndryshojë gjatë ditës dhe takimi mund të thirret më vonë. Brenda ditës ata mund të flasin me telefon dhe të dakordohen pasi ka komunikim të vazhdueshëm mes Mustafës e Kurtit”, ka deklaruar Avdyli për Reporteri.net.
Edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se për momentin nuk ka informata nëse do takohen dy liderët sot apo jo.
“S’ka diçka për momentin”, ka deklaruar Manxhuka për Reporteri.net.
Kujtojmë se Isa Mustafa, mbrëmë pasi përfundoi mbledhjen me kryetarët e degëve nuk bëri të ditur kur do ta mbajë takimin e radhës me Kurtin, por tha se ata dy së bashku vendosin për këtë gjë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.