×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon se a do të bëhet AAK-ja pjesë e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 14:47

    Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj iu është drejtuar gazetarëve në një konferencë për media, nga ku kritikoi VV-në dhe LDK-në për moskrijimin e institucioneve të reja të vendit.


    Haradinaj ka thënë se barra kryesore për këto vonesa i bie partisë së parë, pra Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti, në rast se merr ndonjë ofertë, Haradinaj ka thënë se AAK-ja është e vendosur që të mbetet në opozitë.

    “E kisha taku çdo ditë por ne jemi opozitë dhe nuk e shohim vetën në qeverinë Kurti. Do të mbesim në opozitë këtë mandat.

    Fatmirësisht Kosova është mirë pavarësisht vonesave politike. E kisha taku në çdo kohë zotin Kurtin, por ne jemi opozitë nuk jemi të interesuar me hy në qeveri.Keni parasysh se është mirë institucionet e vendit me u kriju sa më shpejtë.. Barra bie mbi fituesin, Vetëvendosjen me i ndërtu institucionet. Vonesa nga fituesi në këtë rast është menjëherë minus për ta. Për ata që kanë premtu zhvatjen e shtetit, ata kanë mujtë me qenë sot në Qeveri. Punët që po i kryej sot duhet me i kry se bankroton Kosova”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!