×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 11:00

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 15:50

    Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për të mërkurën mbledhjen e Kryesisë, po ashtu në largim, të Kuvendit.


    Siç mëson Gazeta Online “Reporteri.net”, mbledhja e kryesisë dhe nënkryetarëve të legjislaturës së kaluar, është thirrur për në ora 11:00, të ditës së nesërme.

    Në këtë mbledhje, parashihet të caktohet rendi i ditës për seancën e 26 dhjetorit, e cila do të jetë seanca konstituive e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

    Ndërkohë, një javë para kësaj seance ende nuk ka marrëveshje politike mes partive që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja. LDK e VV janë duke i vazhduar negociatat mes vete, por deri më tash ende nuk janë pajtuar për të krijuar Qeverinë e re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!