×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse LVV dhe LDK po shtyhen për presidentin? Lexoni kompetencat që ai ka në drejtësi e fusha tjera

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 16:36

    Nuk është e rastesishme pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po shtyhen për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ky post do të jetë i lirë tek pas një viti e gjysme, por kushdo që e gëzon atë pozitë do të ketë konsiderueshëm pushtet ekzkutiv në Kosovë.


    Ndonëse në sistemin institucional në Kosovë, kryeministri është ‘Zot Shtëpie’, presidenti ka një varg kompetencash ekzkeutive, sidomos në drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    Në nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës sqarohen kompetencat e presidentit të Republikës së Kosovës.

    Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]

    Presidenti i Republikës së Kosovës:

    (1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;

    (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë
    Kushtetutë;

    (3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;

    (4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;

    (5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

    (6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;

    (7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;

    (8) propozon amendamente për këtë Kushtetutë;

    (9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;

    (10) udhëheq politikën e jashtme të vendit;

    (11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;

    (12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;

    (13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;

    (14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;

    (15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

    (16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

    (17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;

    (18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të
    Këshillit Prokurorial të Kosovës;

    (19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;

    (20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të
    Kryeministrit;

    (21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë;

    (22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;

    (23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;

    (24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;

    (25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;

    (26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

    (27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;

    (28) jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;

    (29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;

    (30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!