×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i përgjigjet Haradinajt: Hashim Thaçin e ftova në Shqipëri për minishengenin

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 16:53

    Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.


    “Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve.

    Por kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.

    “Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thote Zyra e Shtypit e Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!