Ndotja e ajrit vazhdon të mbetet sfidë për institucionet kosovare në vazhdimësi.
Ajri i ndotur në Kosovë e në veçanti në kryeqytet po alarmon banorët sidomos gjatë stinës së dimrit kur edhe përkeqësohet situata.
Pra, me uljen e temperaturave, kryeqyteti i Kosovës, tash e disa vite po përballet me ndotja të lartë të ajrit.
Sipas disa stacione të ndryshme matëse të vendosura nëpër Kosovë, Prishtina u zgjua sot me ajër të ndotur.
Në bazë këtyre matjeve në përgjithësi, Prishtina del si qyteti më i ndotur nga të gjithë qytetet e tjera të Kosovës, përkundër që pjesa e parkut të “Gërmisë”, e cila dihet së është e rrethuar me pyje është më pak e ndotur, ku shkalla e ndotjes atje arrin në 14′.
Ndërkaq, në qytetet si Gjakova, Rahoveci, Kamenica dhe Klina ndotja e ajrit është e vrejshme, por jo edhe si në kryeqytet, ku nga matjet e fundit del të jetë me shkallë 193.
Më poshtë keni shkallën e ndotjes në qytetet e Kosovës.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.