Pak më parë ka ndodhur një ngjarje, ku është raportuar se këshilltari i Fatmir Limajt u qëllua me armë zjarri nga disa persona.
Reporteri.net ka mësuar se personat të cilët e kanë plagosur këshilltarin e Limajt, kanë qenë dy vëllezërit e ish-gruas së tij.
Mediat lokale raportojnë se personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë Orhan Agushi dhe Uran Agushi.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në Veternik, rreth orës 17:00, ku rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës duke thënë se i plagosuri menjëherë është dërguar në drejtim të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor, është stabile, jashtë rrezikut për jetë.
Theksojmë se arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje ende nuk dihen, mirëpo njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.