×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon sulmin fizik të Endrit Shalës ndaj gazetarit të Indeksonline

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 22:32

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadani, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.


    Siç pretendon IndeksOnline, ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, përderisa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës. Ai ishte duke përcjellë nga afër gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut, në QKUK.

    Në vendngjarje, Shala i ka kërkuar telefonin gazetarit dhe pas refuzimit të kësaj kërkese, Shala e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur në fytyrë.

    Për rastin në fjalë, AGK ka marrë edhe deklaratën e Policisë së Kosovës, sipas të cilëve, gazetari aktualisht është duke u marrë në pyetje në stacionin e “Jugut”, dhe se njësitet policore janë duke e trajtuar rastin.

    AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve.

    AGK në të njëjtë kohë inkurajon kolegët gazetarë që të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!