×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ish-miku 17 vjeçar që dyshohet se qëlloi me armë këshilltarin e Fatmir Limajt

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 23:10

    Një 17-vjeçar me inicialet O. Agushi, i datëlindjes 2002, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të Luan Malokut, këshilltarit politik të Fatmir Limajt, të martën rreth orës 17:00.


    Siç mëson Insajderi nga burime brenda Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në garazhën e shtëpisë së Malokut në lagjen Veternik të Prishtinës.

    Nga të njëjtat burime, gazeta mëson se në shtëpinë e të dyshuarit O. Agushi, pas një kontrolli të policisë menjëherë pas raportimit të rastit, janë konfiskuar një armë e tipit Zorake, një karikatorë dhe një gëzhojë.

    Në Policinë e Kosovës rasti është inicuar si “Vrasje në Tentativë”.

    Qëllohet me armë zjarri në Prishtinë këshilltari i Fatmir Limajt

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë.

    Në një njoftim për media të martën në mbrëmje, Policia e Kosovës njoftoi se Maloku është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Gjendja e tij është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Policia.

    Luan Maloku tash e disa vite mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt. Ai është edhe anëtar i Nismës Socialdemokrate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!