Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka komentuar përplasjet e LDK-së dhe të Vetëvendosjes për postin e presidentit.
Ai ka shkruar se ky post nuk duhet t’i takoj LDK-së.
Shkrimi i plotë i Maliqit:
RRETH PRESIDENTITNë esencë posti i presidentit nuk do të duhej t’i takonte asnjë partie, sepse sipas frymës së Kushtetutës, në momentin që propozohet cilido kandidat ai nuk duhet të jetë anëtar partie, cilado qoftë ajo, ose të paktën duhet të jetë i dorëhequr nga partia.Në këtë kuptim posti i presidentit në vitin 2021, assesi nuk mund të jetë i LDK-së. Dhe këtë nuk mund ta pretendojë as sot. Mund të kërkojë përparësi në propozimin e kandidatit apartiak dhe koncensual për president, kjo është e arsyetueshme.
Nëse LDK-ja e pat bërë në vitin 2004 pazarin paraprak me PDK-në që Hashim Thaçit t’i rezervohet zgjedhja për president, sot nuk e ka partnerin që bën keso pazare, kështu që e ka më mirë të kënaqet me ndarjen e dakorduar të posteve sesa të rrezikojë përsëritjen e zgjedhjeve, në të cilat mund të dalë shumë me keq se me 6 tetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.